Zyrtare: Arsenali dhe Liverpooli tërhiqen nga Superliga Evropiane

00:12 | 21 Prill 2021
Trina Galanxhi

Skuadra e Arsealit ka njoftuar se është tërhiqur nga Superliga Evropiane e futbollit.

12 klube evropiane, përfshirë Arsenalin tentuan të formojnë një kompeticion evropian, i cili më pas u kundërshtua nga pothuajse e gjithë bota e futbollit.

Para pak çastesh, Arsenali ka njoftuar se është tërhiqur nga ky projekt.

Ja njoftimi i Arsenalit:

https://twitter.com/Arsenal/status/1384626900056805379

Edhe skuadra e Liverpoolit ka njoftuar se është tërhiqur nga Superliga Evropiane e futbollit.

Para pak çastesh, Liverpooli ka njoftuar se është tërhiqur nga ky projekt.

“Klubi i Futbollit Liverpool mund të konfirmojë që përfshirja jonë në planet e propozuara për të formuar një Superligë Evropiane është ndërprerë. Ditët e fundit, klubi ka marrë përfaqësime nga akterë të ndryshëm kryesorë, si nga brenda dhe nga jashtë, dhe ne dëshirojmë t’i falënderojmë për kontributet e tyre të vlefshme”, shkruan klubi i Liverpoolit./blic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme