Arsenali ka zyrtarizuar Pablo Mari si lojtarin e tyre pasi u arrit marrëveshja me Flamengo për mbrojtësin spanjoll.
Mari fluturoi për në Angli së bashku me drejtorin teknik të Arsenalit, Edu të shtunën për t’iu nënshtruar testeve mjekësore por u kthye në Brazil të dielën pasi klubet nuk arritën të bien dakord për kushtet e lëvizjes së tij.
Bisedimet kanë vazhduar, megjithatë, pati një përparim brenda natës me Mari që iu dha leja e Flamengo për t’u rikthyer në Londër për të finalizuar kalimin e tij në Emirates.
26-vjeçari është huazuar deri në fund të sezonit, e cila do të përfshijë një mundësi që Arsenali ta blejë gjatë verës, megjithëse nuk do të përfshihet asnjë klauzolë detyrimi.
Mari luajti për tre sezonte te Manchester City përgjatë viteve 2016-2019.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...