Pritej vetëm zyrtarizimi, që erdhi i përpiktë. Arlind Ajeti është lojtar i ri i Crotones për edicionin 2017-2018.
Klubi i Serise A konfirmoi huazimin e mbrojtësit shqiptar nga Torino. Një operacion që ishte mbyllur prej ditësh dhe ku pritej vetëm formalizimi i marrëveshjes.
Crotone fitoi ankandin për 23-vjeçarin, për të cilin kishin shfaqur interes edhe SPAL në Serinë A, Palermo në Serinë B, por edhe Freiburgu në Bundesligën gjermane.
Megjithatë, Ajeti zgjodhi projektin e kalabrezëve, sepse aty pritet të ketë një rol protagonisti, ndërsa vlerësohet për aftësitë e mira teknike dhe fizike, si edhe për forcën në duelet me kundërshtarët dhe në luftën në ajër. Mbrojtësi kuqezi i bashkohet ekipit të drejtuar nga Davide Nicola me formulën e huazimit deri në fund të sezonit, ndërsa në kontratë është përfshirë edhe një klauzolë për të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të futbollistit.
Crotone është skuadra e tretë italiane, me të cilën Ajeti do të luajë në Serinë A pas Frosinones, ku spikati në sezonin 2015-2016, por edhe pas aventurës nën pritshmëri te Torino gjatë edicionit të kaluar, ku luajti vetëm katër ndeshje me “granatat”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...