Google ADS

Zyrtare: Argjentina shkarkon trajnerin Edgardo Bauza

08:39 | 11 Prill 2017
Arbresh Info

Argjentina ka shkarkuar trajnerin Edgardo Bauza pas shumë rezultateve negative.

Federata e Futbollit të Argjentinas njofton rreth shkarkimit të tij pas vetëm tri fitoreve në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në botërorin “Rusia 2018”, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Sonte dy ndeshje çerekfinale në Ligë të Kampionëve

“Ne kemi arritur një marrëveshje. Ne i kemi treguar Bauzas se është i lirë nga detyra e tij si trajner te skuadra kombëtare”, u tha presidenti i federatës Claudio Tapia gazetarëve.

Bauza largohet nga Përfaqësuesja e Argjentinas duke lënë skuadrën në një pozitë jo të mirë për të arritur në turneun që zhvillohet në Rusi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme