Jorge Sampaoli është zyrtarizuar si trajner i ekipit kombëtar të Argjentinës.
Sampaoli u largua nga klubi i Sevillas për të zëvendësuar Edgardo Bauzan.
Në konferencën e parë për shtyp, trajneri foli edhe për një nga temat më të përfolura të kohëve të fundit, grumbullimin e Mauro Icardit, i cili u injorua në mënyrë të vazhdueshme nga Bauza.
“Icardin e grumbullova, për shkak të formës së mirë që po kalon me klubin e tij, Interin. është një futbollist shumë interesant dhe besoj se do të mund të përshtatet me atë mënyrë lojë që duam të aplikojmë. Ky ekip është kombëtarja e 40 milionë njerëzve dhe ne kemi nën vëzhgim rreth 100 futbollistë, të cilët do t’i thërrasim të japin kontributin e tyre, sa herë që të kemi nevojë”.
Jorge Sampaoli u pyet edhe mbi objektivat e tij në krye të kombëtares, por tha se ekipi duhet t’i marrë gjërat me radhë dhe të mos shpërqendrohet.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...