Klubi nga Podujeva, Llapi ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me sulmuesin Ardit Tahiri, i cili në sezonin e fundit luajti te Dinamo City.
Llapi ka vazhduar me përforcime para nisjes së ndeshjeve në garat evropiane dhe sezonit të ri në Superligën e Kosovës, duke konfirmuar edhe transferimin e gjashtë këtë verë.
Pas zyrtarizimit të emrave si Blendi Baftiu, Valmir Berisha, Erlind Mulaj, Muhamet Useini dhe Taulant Lutfiu, Llapi ka sjell edhe një sulmues të ri në “Zahir Pajaziti”.
Bëhet fjalë për 21-vjeçarin vushtrrias, Ardit Tahiri, i cili në sezonin e fundit luajti në Superligën e Shqipërisë me Dinamon Cityn.
“Mirësevjen Ardit Tahiri”, ka shkruar shkurtimisht faqja zyrtare e Llapit, e cila ia ka bashkangjitur edhe një video.
Tahiri para Llapit ka bërë karrierë në Kosovë edhe me klube si 2 Korriku, Besa e Pejës dhe Drita, ndërsa është përfaqësues i rregullt te Kosova U-21./Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...