Ardian Ismajli është zyrtarizuar sot si futbollist i ri i Empolit.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, ishte kërkuar me ngulm nga trajneri Andreazzoli i cili kërkonte një lojtar me eksperiencë për prapavijën e tij, duke përzgjedhur pikërisht futbollistin i cili kaloi një edicion shumë të mirë te Specia në Serinë A.
Klubi zyrtarizoi marrëveshjen në faqen e vet të internetit, duke bërë të ditur se ka blerë përfundimisht kartonin e tij nga Spezia.
Në prezantimin e lojtarit theksohet se kaloi nga përfaqësueset e moshave të Kosovës te Shqipëria, ku në 18 ndeshje në fushë ka regjistruar një gol të shënuar.
Ismajli pritet që sot te Empoli, për të nisur përgatitjet me skuadrën e re për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, atë të Kupës së Italisë që luan ndaj Vicenzas më datë 15 gusht.
? ?????? ??????? ?̀ ?? ????? ?????????? ???????
Difensore classe 1996, arriva a titolo definitivo dall’@acspezia pic.twitter.com/VQY4j0a8Cd
— Empoli Fc Official (@EmpoliCalcio) August 9, 2021
Trajneri Andreazzoli kërkon të ketë lojtarin sa më shpejt në dispozicion në mënyrë që me fillimin e Serisë A, ai të jetë ingranuar sadopak në skemat e ekipit të tij dhe mundësisht të jetë titullar që në sfidën e parë kundër Lazios. /GO/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...