Sezoni i futbollit në Francë është ka marrë fund, pasi qeveria e vendit njoftoi se nuk do të lejohet mbajtja e asnjë ngjarjeje të madhe sportive të paktën deri në muajin shtator, qoftë edhe prapa dyerve të mbyllura.
Kjo nënkupton se liga elitare franceze në futboll nuk do të mundë ta kompletojë sezonin e mbetur në gjysmë, ndërsa nuk do të zhvillohet as ndeshja finale në Kupën e Francës mes St.Etienne dhe Paris Saint-Germain, transmeton Gazeta Express.
Kështu Ligue 1 bëhet liga e parë nga pesë ligat kryesore evropiane që e anulon sezonin shkaku i pandemisë koronavirus.
Paris Saint-Germain është lider i ligës me 12 pikë më shumë se vendi i dytë, Marseille, me 11 ndeshje të mbetura për t’u zhvilluar. Në fund të tabelës gjendet Toulouse, me 13 pikë larg vendit që siguron qëndrimin në ligë. Edhe Amiens dhe Nimes gjenden në zonën e rënies nga liga.
Ende nuk është marrë ndonjë vendim për shpallej e kampionit, apo promovimit dhe rënies nga liga.
Në Francë shkruajnë se për këtë do të vendoset muajin e ardhshëm, në një takim të Federatës së Futbollit të Francës.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...