Zyrtare: Angli-Shqipëri luhet pa praninë e tifozëve

17:28 | 18 Tetor 2021
KRG

UEFA ndëshkon Anglinë, ndeshja mes Shqipërisë do të luhet pa tifozë.

Në finalen e “Euro 2020” kundër Italisë, Anglezët kanë pasur probleme me tifozët të cilët nuk kanë pasur bileta për t’u futur në stadiumin “Wembley”për të shikuar finalen.

Tifozët janë ndeshur me Policinë e vendit duke bërën jë kaos mjaftë madh.

Sipas “Sky Sport”, organi disiplinor i UEFA-së ka vendosur që ta ndëshkojë Anglinë me një  ndeshje pezullim, ndërsa ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022” do të luhen me dyer të mbyllura.

“Anglia urdhërohet që të luajnë dy ndeshjet e tyre të ardhshmeb me dyer të mbyllura pas problemeve të tifozëve gjatë finales së EURO 2020”- shkruhet në njoftim.

Kjo do të thotë që ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë do të luhet pa tifozë. /arbresh.info/

 

Të ngjashme