Andres Iniesta ka njoftuar i është bashkuar skuadrës japoneze Vissel Kobe dhe tani transferimi i tij është zyrtarizuar.
Mesfushori u largua nga Barcelona në fund të sezonit pas 22 viteve të shkëlqyera në qytetin katalunas para se të pranonte nënshkrimin e një kontrate dy vjeçare me klubin në Japoni, transmeton portali arbresh.info.Kobe aktualisht qëndron në pozitën e gjashtë në J-League pasi ka fituar vetëm gjashtë ndeshje nga 15 të parat e këtij sezoni.
Iniesta do t’i bashkohet ish sulmuesit të Arsenalit dhe Gjermanisë, Lukas Podolskit, në Kobe së bashku me top golashënuesin brazilian Wellington.Gjatë kohës së tij te Barcelona, Iniesta ka ngritur lartë nëntë tituj në La Liga, gjashtë Kupa të Mbretit, katër Liga të Kampionëve dhe tri Kupa të Botës për Klube. Iniesta ka luajtur ndeshjen e tij të fundit te Barcelona javën e kaluar ku ishte startues në fitoren 1 me 0 ndaj Real Sociedadit./arbresh.info/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...