Andrea Barzagli është jashtë skuadrës së Juventusit për ndeshjen kundër Real Madridit, ndërsa Paulo Dybala dhe Rodrigo Bentancur janë të suspenduar.
Zonja e Vjetër do të përballet me një punë shumë të vështirë për shkak se do të tentojnë të rikthehen nga disavantazhi 3 me 1 që pësuan në takimin e parë në Torino, transmeton portali arbresh.info.
Barzagli nuk mori pjesë në seancën e sotme (e martë) stërvitore duke ngjallur spekulime se mbrojtësi veteran nuk do të udhëtojë për në Spanjë.
Federico Bernardeschi nuk udhëtoi sot, por ai nuk është i gatshëm që të jetë i përfshirë në skuadrën për Madrid.
Dybala dhe Bentancur janë të dy të suspenduar, por Miralem Pjanic rikthehet për shkak se mungoi në takimin e parë si pasojë e suspendimit./arbresh.info/
Skuadra e Juves kundër Real Madridit: Buffon, Szczesny, Pinsoglio, De Sciglio, Lichtsteiner, Rugani, Benatia, Chiellini, Alex Sandro, Pjanic, Khedira, Marchisio, Matuidi, Asamoah, Sturaro, Cuadrado, Higuain, Douglas Costa, Mandzukic
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë