Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli ka njoftuar se do të pensionohet në fund të sezonit.
Me mbylljen e sezonit 2018/19, veterani do t’i mbush mbi 38 vjeç, transmeton portali arbresh.info. Ai ka njoftuar se ka ardhur koha për një sfidë të re pas 20 viteve karrierë profesionale.
“E ardhmja? Kam menduar për këtë shumë”, ka thënë fillimisht Barzagli për Sky Sports Italia.
“Kur ju jeni futbollist ju keni telashe kur mendoni se çfarë do të ndodhë më pas, por për shkak të lëndimeve ju duhet të mendoni rreth kësaj”
“Jam i joshur nga gjithçka dhe do të shqyrtojë opsionet e mia brenda muajve të ardhshëm”
“Manaxher, trajner apo kolumnist? Dua ta kuptoj se ku mund të jem më mirë dhe çfarë mund të më interesoj mua”
“Dua të gjej diçka që më jep entuziazëm të mrekullueshëm”
Brazagli ka bërë mbi 280 paraqitje te Juventusi.
Ai ka fituar shtatë tituj në Serie A dhe ka triumfuar katër herë në Kupë të Italisë si dhe ka bërë 73 paraqitje te Italia./arbresh.info/
Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve në ShBA
Tërmet me magnitudë 4.7 ballë në Turqi
Kievi thotë se Rusia ia ka kthyer trupat e 563 ushtarëve
50% e të nominuarve për deputetë nga LDK-ja në Prishtinë, ja...
Shifra të çmendura: Është llogaritur se sa fiton Neymar me ç...
Pamje nga një lum në Gjilan, Aliu thotë se po pastrohet e po...