Andre Schurrle është transferuar në formë huazimi te Spartak Moscow.
Borussia Dortmundi ka konfirmuar se mesfushori gjerman Andre Schurrle është huazuar te Spartak Moscow për sezonin 2019/20, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/goal/status/1156575079641374721
Ish futbollisti i Chelseas dhe Fulhamit ishte larguar ditë më parë nga kampi stërvitor i skuadrës në Bundesliga.
Pas tij kanë qenë të interesuar edhe klubet rivale nga Gjermania ndërkohë që edhe skuadrat nga Kina kanë vëzhguar situatën e tij.
Kalimi i tij te kampioni i Rusisë është bërë për shkak se Borussia Dortmundi ka marrë vendim për të zvogëluar fakturën e pagave në klub./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...