Google ADS

Zyrtare: Alphonse Davies rinovon kontartën me Bayern Munich

18:22 | 20 Prill 2020
Arbresh Info

Talenti i Bayern Munich, Alphonso Davies ka rinovuar kontratën deri në vitin 2025.

Davies ka qenë impresionues gjatë këtij sezoni dhe ka fituar vendin në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa, sot (e hënë) ka rinovuar kontratën,  e cila do ta mbajë në “Allianz Arena” deri në vitin 2025.

https://twitter.com/FCBayernEN/status/1252261701862506496

Mbrojtësi me prejardhje nga Kanada ka thënë se ndihet mirë dhe shpreson që do fitojë trofe të shumtë.

https://twitter.com/FCBayernEN/status/1252269565834407938

“Jam shumë i lumtur. Bayern është një ndër klubet më të mira në botë dhe për mua është ëndërr e bërë realitet”.

“U ndjeva mirë që nga dita e parë. Dua të fitojë trofe sa më shumë me këtë klub”, deklaroi ai./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme