Alisson Becker është shpallur edhe zyrtarisht portieri më i mirë i vitit nga FIFA.
Portieri brazilian kishte një sezon fantastik vitin e kaluar me Liverpoolin, pasi e fituan Ligën e Kampionëve.
Alisson kishte paraqitje të mira edhe me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Amerikës, derisa arritën ta fitonin trofeun.
Braziliani u transferua te The Reds nga Roma për një shifër rekorde 70 milionë euro de vite më parë, gjersa tani rekordin e mbanë Kepa Arrizabalaga që kaloi te Chelsea nga Athletic Bilbao për 80 milionë.
Becker ishte në garë të ngushtë me Edersonin e Manchester Cityt dhe Marc-Andre Ter Stegen e Barcelonës, por paraqitjet e tij në sezonin e kaluar ishte për t’u çmuar.
https://twitter.com/FIFAcom/status/1176218683280175106
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...