Klubi francez, Olympique de Marseille ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Alexis Sanchez si lojtar i lirë.
Sanchez ndërpreu me marrëveshje të dyanshme kontratën e tij me Interin para disa ditësh, teksa mori një dëmshpërblim pasi kishte edhe një vit kontratë.
Largimi i tij nga Nerazzurrët “hapi një derë” të re për sulmuesin kilian, i cili shpejt ka gjetur klubin e ri.
Bëhet fjalë për gjigantin e Ligue 1, Marseille, klub i cili ka njoftuar vet me anë të rrjeteve sociale transferimin e Sanchezit
“Olympique de Marseille dhe Alexis Sanchez kanë rënë dakord për ardhjen e lojtarit në qytetin e Marsejës me një marrëveshje në parim”.
“Me 143 paraqitje me Kilin dhe 17 trofe të fituar në karrierën e tij, do të angazhohet në orët e ardhshme në varësi të suksesit të ekzaminimit të tij mjekësor”, thuhet në njoftim.
Communiqué officiel | Alexis Sánchez
— Olympique de Marseille (@OM_Officiel) August 9, 2022
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...