Google ADS

Zyrtare: Albert Bunjaku e jep lajmin e keq për Berishën

11:51 | 28 Gusht 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Kosovës do ta vazhdojë fushatën kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ me dy ndeshjet e radhës ndaj Kroacisë në stadiumin ‘Maksimir’ në Zagreb më 2 shtator dhe Finlandës në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës më 5 shtator.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, e ka shpallur listën për dy ndeshjet e radhës, përcjellë arbresh.info.

Ai ka konfirmuar se Bernard Berisha nuk do të mund të luajë ndaj Kroacisë për shkak të disa shqetësimeve. “Bernardi nuk do të jetë me ne në Kroaci. Por do të presë se si do të reagojë në stërvitje”, deklaroi Albert Bunjaku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme