Llapi ka konfirmuar se mesfushori defensvië, Alban Shabani i është bashkuar skuadrës shqipatre, KF Skënderbeu.
20-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, derisa edicionin e kaluar ka bërë 18 paraqitje Llapi-n, shkruan portali arbresh.info.
Njoftimi i plotë i Llapi-t pa ndërhyrje:
“Zyrtarizohet transferimi i Alban Shabanit tek KF Skënderbeu
Suksese Alban, suksese Skënderbeut!
Podujevë, 22 tetor 2020 – Në orët e mbrëmjes së sotme është zyrtarizuar kalimi i mesfushorit me tipare defanzive, Alban Shabani tek skuadra shqiptare e Kategorisë Superiore, KF Skënderbeu. Shabani që është prodhim i Akademisë së klubit tonë i bashkangjitet Skënderbeut me kontratë 4 vjeçare të nënshkruar.
20 vjeçari Alban Shabani ka bindur drejtuesit e klubit korçar me paraqitjet e tij për Llapin në stinorin e kaluar duke u paraqitur në 18 paraqitje, 8 startues, 10 zëvendësues, duke arritur të asisonte dy herë në 882′ të luajtura.
Megjithëse futbollisti ishte nën kontratë me klubin deri në përfundimin e këtij edicioni, ishte klubi korçar që me insistimin e tyre bëri që Shabani të transferohet tek Skënderbeu për periudhën 2020-2024. Palët gjithashtu ishin dakorduar për huazimin e futbollistit, por këmbëngulësia e tyre për ta patur në sirtarin e kampit bardhekuq, rezultoi përfundimisht me transferimin për të cilin po njoftoheni sonte.
https://www.facebook.com/KFLlapi/photos/a.481473602242/10158671948272243/?type=3&theater
Alban Shabani karrierën e ka filluar tek Llapi duke kaluar kategoritë e reja zinxhirore dhe duke u shpallur kampion me kategorinë U-19. Raportet e mira në mes drejtuesve të klubit tonë dhe atyre të Skënderbeut ishin determinuese për transferimin e Shabanit, nga i cili presim shumë në të ardhmen dhe në një të ardhme të afërme presim ta shohim në ndonjë klub të madh evropian”, ka shkruar klubi në Facebook.
Llapi momentalisht në Superligën e Kosovës nuk është në formën e duhur, meqenëse renditët në pozitën e fundit me vetëm dy pikë të tubuara./arbresh.info.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...