Zyrtare: AC Milani nënshkruan me talentin brazilian

15:52 | 20 Gusht 2019
Arbresh Info

Adoleshenti brazilian i talentuar Luan Capanni thotë se ka realizuar “një ëndërr” pas kalimit te Milani nga Lazio.

Transferimi i Capannit është konfirmuar nga uebfaqja e Serie A pasi Milani ka depozituar kontratën e tij dhe 19-vjeçari shpreson të bëjë krenar paraardhësit e tij në San Siro, transmeton portali arbresh.info.

“Jam shumë i lumtur me transferimin”, ka thënë fillimisht ai për Sport Mediaset.

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja për të luajtur për një klub si Milani, njëri nga më të mëdhenjtë në botë”

“I falënderojë shumë për besimin që kanë pasur në mua. Do të punoj shumë për t’i shpaguar këtë”

“Jam rritur duke shikuar Milanin duke luajtur. Lojtarë të mrekullueshëm kanë luajtur dhe ende luajnë për këtë klub, janë pasqyrë për mua brazilianit si Kaka, Ronaldinho dhe Cafu ndër të tjerët. Jam shumë i lumtur”

Sulmuesi ka shënuar 13 gola brenda vetëm 19 ndeshjeve në Primavera te Lazio sezonin e kaluar dhe ende mund të luaj për Italinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme