Google ADS

Zyrtare: AC Milani nënshkruan me sulmuesin Rafael Leao

15:53 | 1 Gusht 2019
Arbresh Info

Milani ka nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin U21 të Portugalisë, Rafael Leao, nga Lille për një tarifë prej 35 milionë euro.

Në një deklaratë të lëshuar në uebfaqen zyrtare, klubi konfirmon se Leao ka vendosur lapsin në një kontratë pesë vjeçare, transmeton portali arbresh.info.

Mësohet se “Rossonerët” kanë paguar një tarifë fillestare prej 30 milionë euro për sulmuesin, ndërsa 5 milionë euro të tjera bonuse.

20-vjeçari depërtoi te Lille sezonin e kaluar duke shënuar tetë gola dhe duke iu ndihmuar atyre të përfundojnë prapa Paris Saint Germainit në Liga 1.

Leao bëhet përforcimi i tretë i “Rossonerëve” pas Rade Krunic dhe Theo Hernandez./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme