Pas një fillimi impresiv të këtij sezoni në Serie A te Genoa, Krzysztof Piatek është zyrtarisht tani një lojtar i AC Milanit pasi ka vendosur lapsin në kontratë në Casa Milan.
Ish sulmuesi i Grfiones ka arritur në Milan mëngjesin e sotëm (e mërkurë) dhe iu nënshtrua testit mjekësor në klinikën La Madonnina si dhe ka zgjedhur fanellën me numër 19, transmeton portali arbresh.info.
Milani do të paguaj 35 milionë për 23-vjeçarin, i cili ka vendosur lapsin në një kontratë pesë vjeçare.
Piatek është zbuluar në Itali në sezonin 2018/19 dhe ka shënuar 19 gola brenda 21 paraqitjeve për Grifonen.
Arritja e polakut ka bërë që nga ana tjetër të finalizohet kalimi i Gonzalo Higuain në Londër te skuadra e Chelseas./arbresh.info/
Gresa dhe Gjesti ironizojnë rikthimin e Fitimit: ‘Ta ka drid...
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit
Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestoh...
Sulm me mjet të mprehtë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Policia shqiptoi 1 mijë e 445 gjoba brenda 24 orëve
Kosova çdo ditë importon rreth 4 milionë euro rrymë