AC Milani ka njoftuar se ka nënshkruar me mesfushorin francez të Chelseas, Tiemoue Bakayoko.
23-vjeçari i bashkohet gjigantit italian në formë huazimi, por me opsionin për të bërë marrëveshjen të përhershme në fund të sezonit për 35 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Bakayoko ka nisur karrierën në Francë, para transferimit fillimisht te Monaco dhe më pas në Chelsea.
Mesfushori ka siguruar dy trofe madhështor gjatë karrierës së tij duke fituar titullin në ligë gjatë vitit 2017 te Monaco dhe më pas FA Kupën me Chelsean një vit më pas.
Prezantimi lojtarit do të bëhet sot (e premte) në Casa Milan duke filluar nga ora 15:00./arbresh.info/
Official Statement: Tiémoué Bakayoko joins AC Milan ⬇https://t.co/FguKEBXq8M
— AC Milan (@acmilan) August 14, 2018
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe