AC Milan-i ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Simon Kjaer nga Sevilla.
Ish mbrojtësi i Atalanta-s, iu bashkua “Rosonerëve” në formë huazimi në afatin e janarit me mundësi blerje dhe Milan ka vendosur të shpenzojë 3.5 milionë euro për qendërmbrojtësin, transmeton portali arbresh.info.
Kjaer-it i skadon huazimi nesër, por sipas Sky Sport dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin me prejardhje nga Danimarka.
Kjaer ka luajtur 14 ndeshje në Seria A, ndërsa e ka dëshmuar vetën si ndër lojtarët kryesorë të formacionit të Stefano Pioli-t.
Detajet mbi marrëveshjen do publikohen se shpejti nga AC Milan-i./arbresh.info.