Kalimi i Armando Sadikut në një tjetër skuadër është çështje ditësh dhe për këtë janë të ndërgjegjshëm te Zyrihu, pasi i është dhënë leje futbollistit që të vazhdojë negociatat derisa të firmosë për klubin e ri.
Sipas mediave zvicerane, pritet që Sadiku të mbyllë gjithçka shumë shpejt me klubin e tij të ri, pasi te Zyrihu kanë bërë programin për fazën përgatitore me bindjen se sulmuesi shqiptar nuk do të zhvillojë më asnjë stërvitje me ish-skuadrën derisa të sistemohet.
Është mësuar se Zyrih nuk ka prenotuar dhomë hoteli për të gjatë qëndrimit të skuadrës në Gjermani këto ditë, apo edhe në vendet ku klubi do të zhvillojë fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.
Sadiku ka qëndruar të stërvitet i vetëm në kompleksin e klubit në Shvamendingen, në pritje të transferimit të tij, që me sa duket nuk do të vonojë.
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë