Google ADS

Zyratre, Inter e huazon Pinamontin te Empoli

18:30 | 25 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Empoli ka siguruar shërbimet e sulmuesit Andrea Pinamonti.

Skuadra e Empolit ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e Pinamontit, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për një huazim një-vjeçar, pa të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

‘Nerazzurët’ janë afër kompletimi të transferimit të Joaquin Correas, kështu që më nuk ka vend në ekip për Pinamontin dhe kanë vendosur ta huazojnë te Empoli.

22-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 10 paraqitje me Kampionët e Italisë në të gjitha garat duke realizuar një gol.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme