E ashtuquajtura “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë serbe ka thënë se karateistët kosovarë s’u lejuan të futeshin në Serbi për shkak se gjoja e kanë paraqitur me vonesë njoftimin për shkuarje në shtetin serb dhe kanë udhëtuar me simbole shtetërore.
E ashtuquajtura “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë serbe, pas kthimit të karateistëve kosovarë nga kufiri në Merdare, ka nxjerrë një komunikatë, në të cilën thuhet se veprimin e tillë autoritetet serbe e kanë marrë për shkak se, për Kosovën, “sporti edhe kësaj radhe ka qenë në plan të dytë”, transmeton Gazeta Express.
Personat që, siç thuhet, kanë tentuar në dy grupe dhe në dy terminë të ndryshëm të shkojnë në Kampionatin evropian që mbahet në Novi Sad të Serbisë, janë kthyer mbrëmë vonë dhe sot herët në mëngjes nga vendkalimi kufitar.
“Edhe përkundër paralajmërimit preciz të organizatorit për mënyrën krejtësisht neutrale të pjesëmarrjes dhe paraqitjes së sportistëve nga KeM, një pjesë më e vogël e delegacionit mbrëmë rreth orës 23 u shfaq në vendkalimin administrativ Merdare me simbolet e shtetit të rrejshëm ‘Kosova’, me qëllim të qartë për të shkaktuar provokime në këtë garë”, thuhet në komunikatë. Pas kësaj, shton kjo “Zyrë”, sot në mëngjes edhe një herë një pjesë më e madhe e delegacionit ka tentuar të fusë shenja dhe pajisje me simbolet e Kosovës.
“Të dy delegacionet u kthyen dhe me këtë tentimi i përfaqësuesve të Prishtinës që arenën e karatesë ta shndërrojnë në arenë politike u pengua me zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes për vizita zyrtare”, thuhet në komunikatën, sipas së cilës, ardhjen në Serbi delegacioni kosovar është dashur ta paraqesë më së voni deri të premten në orën 17, ndërsa këtë e ka bërë me tri ditë vonesë, apo saktësisht të jenën në orën 16:17.
Përveç kësaj, sipas së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, përfaqësuesit e karateistëve kosovarë nuk janë paraqitur as në takimin e caktuar prej më herët me kryetarin e Federatës Evropiane të Karatesë. Në këtë takim, thonë serbët është dashur të kontraktohen dhe sqarohen detajet për mënyrën e pjesëmarrjes dhe prezantimit të sportistëve kosovarë në Kampionatin Evropian në Novi Sad.
Të gjitha veprimet, sipas Beogradit, janë ndërmarrë “me qëllim të mbrojtjes së frymës sportive të garës dhe sigurisë së pjesëmarrësve dhe qytetarëve”, transmeton Gazeta Express. Komunikata përfundon me paralajmërimin se “organet kompetente janë në gatishmëri për ndonjë rast të provokimeve të reja eventuale”.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë