Zyba në formacionin e javës në Çeki

15:31 | 22 Korrik 2024
D.H

Qëndrim Zyba është zgjedhur në formacionin e javës së parë në Republikën Çeke.

Slovan Liberec arriti fitore në javën e parë në Çeki duke triumfuar 3-1 ndaj Karvinas, shkruan Arbresh.info.

Mesfushori i Kosovës asistoi në golin e tretë vetëm tre minuta pas inkuadrimit të tij në lojë.

Pas kësaj Zyba u notua me notën 7.8 dhe zuri vend në formacionin e javës.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare e ish-mesfushorit të Ballkanit me skuadrën çeke.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme