Albian Ajeti, sulmuesi kosovar, i St Gallenit, do t’i bashkohet përfaqësueses A të Zvicrës.
Kolonisë së shqiptarëve në përfaqësuesen e Zvicrës pritet t’i shtohet edhe një emër i ri. Fjala është për sulmuesin kosovar të St Gallenit, Albian Ajeti, shkruan gazeta e njohur zvicerane, Blick.
Selektori i helvetikëve, Vladimir Petkovic pritet ta ftoj Ajetin në përfaqësuese për ndeshjen miqësore ndaj Bjellorusisë, e cila luhet me 1 qershor, dhe Ishujve Faroe, e cila luhet me 10 qershor në kuadër të eliminatoreve për botërorin ‘Rusia 2018’.
Ajeti ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm në elitën e futbollit zviceran me skuadrën e St. Gallenit. 20 vjeçari, i cili është rritur në Zvicër, ka preferuar të luajë për shtetin helvetik para Kosovës.
Ai nga vitit 2012 e deri më 2015 ka veshur fanellën e grupashëve U-16, U-17, U-17, U-18, U-20, U-21 të Zvicrës. Dhe tani do ta realizoj ëndrrën duke luajture me ekipin A të këtij vendi, përcjell Express.
Pjesë e Zvicrës janë gjashtë shqiptarë: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi, dhe Shani Tarashaj.
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së