Google ADS

Zvicra zbulon skuadrën për ndeshjet e tetorit, mungon Shaqiri

15:10 | 4 Tetor 2019
Arbresh Info

Zvicra ka publikuar listën e skuadrës së ftuar për ndeshjet e muajit tetor.

Kombëtarja e Zvicrës luan takimin në kuadër të kualifikimeve kundër Danimarkës më 12 tetor, ndërsa tri ditë më vonë luan ndaj Irlandës në shtëpi shkruan portali arbresh.info.

Në mesin e lojtarëve të ftuar janë yjet shqiptar si Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, por Xherdan Shaqiri nuk është ftuar sërish.

Trajneri Petkovic ka lënë jashtë listës anësorin e kamponit të Evropës, Xherdan Shaqirin.

Arsyeja prapa kësaj është ndryshe nga ajo e muajit të kaluar ku Shaqiri kishte refuzuar ftesën si pasojë e problemeve me trajnerin.

Sidoqoftë, raportet tani janë rregulluar dhe mungesa e tij në skuadrën e Zvicrës ndodhë për shkak të lëndimit./arbresh.info/

https://twitter.com/SFV_ASF/status/1180098902298640384

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme