Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të xhiros së tretë në Grupin A. Zvicra ka shkuar në pushim me epërsi ndaj Gjermanisë (1:0), derisa Skocia dhe Hungaria 45 minutat e parë i kanë mbyllur në paqe (0:0).
Ndeshja në “Frankfurt Arena” ka qenë me intensitet të lartë, e ku gjermanët e kanë dominuar plotësisht lojën, por ishin zviceranët ata që gjetën golin në një prej daljeve të rralla para portës së Neuer.
Isht minuta e 28-të kur tifozët zviceranë festuan golin. Gjithçka nisi nga një aksion i mirë i Zvicrës, ku Rieder arriti të marrë topin në gjysmën e fushës së Gjermanisë dhe të kombinojë bukur me Ndoye. Mesfushori i Rennes, Ndoye, bëri një pasim të zgjuar në të majtë të zonës për Freuler, i cili e ktheu topin me një krosim perfekt në afërsi të shtyllës së parë. Ndoye, me një shtrirje të shkëlqyer të këmbës, e dërgoi topin në rrjetën e portës së Neuer. Për Dan Ndoye ky ishte goli i tij i parë pas 14 paraqitjesh në fanellën e Kombëtares zvicerane.
Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Skocia dhe Hungaria shkuan në pushim me rezultatin 0:0. Skocezëve u nevojitet fitorja për të shpresuar për kualifikim tutje./rtk/
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...