Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.
Në konferencën për shtyp, të mbajtur të enjten, Yakin ka zbuluar listën e tij, në të cilën ka përfshirë 26 futbollistë.
Në mesin e të ftuarve janë edhe katër shqiptarë, kapiteni Granit Xhaka, pastaj Albian Hajdari, Ardon Jashari dhe Andi Zeqiri.
Zvicra javën tjetër nis grumbullimin për dy ndeshjet e rëndësishme në kuadër të Grupit A4 të Ligës A të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Serbinë dhe Spanjën.
Ndeshjen e parë, Zvicra e luan në shtëpi kundër Serbisë më 15 nëntor kurse tri ditë më vonë, përballet në udhëtim me Spanjën.
Pas katër ndeshjeve të luajtura në këtë kampanjë të Ligës së Kombeve, Zvicra ende nuk di për fitore pasi ka regjistruar 3 humbje dhe 1 barazim.
Aktualisht, Zvicra është e fundit në grup me vetëm një pikë dhe patjetër i duhet të fitoj për të evituar rënien në ligën B të Ligës së Kombeve.
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...