Google ADS

Zvicra publikon listën e lojtarëve të ftuar  për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

11:49 | 17 Maj 2024
KRG

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian “Euro 2024” që do të zhvillohet në Gjermani gjatë muajit qershor.

Trajneri Murat Yakin nuk ka arritur ende të vendos përfundimisht se cilët lojtarë do t’i ftojë në Kampionatin Evropian, andaj ka ftuar plotë 38 lojtarë për një kamp disa ditor para fillimit të kompeticionit, shkruan Arbresh.info.

Të ftuar për këtë kamp, janë edhe gjashtë shqiptarë, të prirë nga Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri.

Përveç këtyre dyve, të ftuar janë edhe Albian Hajdari, Uran Bislimi, Ardon Jashari si dhe Andi Zeqiri.

Faqja zyrtare e Zvicrës ka njoftuar se lista përfundimtare prej 26 futbollistëve do të publikohet me 7 qershor. /Arbresh.info

Të ngjashme