Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën për ndeshjet e muajit mars.
Helvetikët do t’i zhvillojnë dy sfida miqësore, më 26 dhe më 29 mars, njërën në udhëtim dhe tjetrën në shtëpi.
Sfidën e parë zviceranët do ta zhvillojnë në Wembley ku përballen me Anglinë, derisa tri ditë më vonë në Letzigrund stadium të Zurichut, presin Përfaqësuesen e Kosovës.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin tanimë ka publikuar edhe listën me 25 futbollistë të ftuar për këto dy sfida.
Në listë janë edhe tre futbollistët shqiptarë nga Kosova, Granit Xhaka si kapiten, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.
Ndërkohë mungesa e madhe e helvetikëve është ylli i Juventusit, Denis Zakaria.
Për sfidën e datës 29 mars në Zurich, thuajse janë shitur të gjitha biletat, teksa pritet që stadiumi Letzigrund të ketë më shumë shqiptarë se sa zviceranë. /Telegrafi/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?