Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka zbuluar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e qershorit.
Do të jenë dy futbollistë shqiptarë që do të jenë pjesë e Helvetikëve në duelet e Ligës së Kombeve në muajin që po vjen.
Bëhet fjalë për të padiskutueshmit, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ndërsa Andi Zeqiri nuk është pjesë e ftesës.
Zvicra do të luajë më 2 qershor me Republikën Çeke në Pragë, ndërsa më datën 5 të muajit që vjen e viziton Portugalinë e Cristiano Ronaldos në Lisbonë.
Më pas, do t’i zhvillojë dy ndeshje në shtëpi.
Më 9 qershor e pret Spanjën në “Stade de Geneve”, kurse më 12 qershor e mbyll maratonën prej katër ndeshjesh me ndeshjen tjetër të fuqishme, ndaj Portugalisë, po ashtu në Gjenevë.
Zvicra bën pjesë në Grupin 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve, përmes së cilës do ta kërkojë kualifikimin për në Euro 2024. /GE/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...