Zvicra e shqiptarëve i shënon golin e parë Danimarkës

21:13 | 26 Mars 2019
Arbresh Info

Zvicra ka zhbllokuar shifrat në ndeshjen si nikoqir kundër Danimarkës.

Kombëtarja me shumë yje shqiptarë është duke udhëhequr tani me rezultat minimal 1 me 0 në takimin e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

Një kontribut të madh në golin e epërsisë e dha ylli Albian Ajeti, i cili bllokoi mbrojtësin qendror të Simon Kjaer si dhe krijoi asistim mesfushori Remo Freuler.

Freuler me një goditje të fuqishme nga afërsia dërgoi topin në rrjetë.

Përveç Ajetit, takimin nga minuta e parë për kombëtaren zvicerane e ka nisur edhe Granit Xhaka./arbresh.info/


(Shikoni golin e tij duke klikuar këtu)

Të ngjashme