Google ADS

Zvicra e nis Ligën e Kombeve me humbje

22:43 | 5 Shtator 2024
D.H

Danimarka mposhti Zvicrën me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë me të filluar pjesa e dytë, Zvicra mbeti me një lojtar më pak pasi Elvedi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 50-të.

Kjo ia lehtësoi punën kombëtares daneze, që deri në fund shënoi dy gola.

Golin e parë e shënoi Dorgu me prekjen e tij të parë me topin, në minutën e 82-të, një minutë pasi u fut në lojë.

Kurse pesë minuta më vonë, Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Zvicrën me nëntë lojtarë në fushë për minutat e mbetur.

Diferenca në fushë e bëri të veten dhe në minutën e dytë shtesë, Hojbjerg shënoi golin e dytë për të vulosur fitoren e danezëve.

Danimarka ndeshjen e radhës ndaj Serbisë kurse Zvicra përballet me Spanjën./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme