Zvicra ka luajtur baras 3-3 në shtëpi ndaj Bjellorusisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikim në EURO 2024.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 28-të falë një supergoli të Xherdan Shaqirit nga jashtë zonës, që e la pa asnjë shans për të reaguar portierin kundërshtar. (1-0).
Pas këtij goli nuk pati më raste të mira shënimi dhe pjesa e parë u mbyll me avantazh minimal të zviceranëve.
Mysafirët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 61-të përmes Maks Ebong i cili shënoi afër portës përmes një goditjeje me kokë për të barazuar shifrat në këtë takim. (1-1).
Ata nuk u zmbrapsën pas golit të barazimit dhe shënuan përsëri vetëm disa minuta më vonë, thënë më saktë në minutën e 69-të përmes Polyakov i cili po ashtu shënon me kokë pas ekzekutimit të goditjes nga këndi. (1-2).
Golin e tretë Bjellorusia e shënoi në minutën e 84-të të takimit përmes Antilevskit i cili pa shumë probleme çoi topin në cepin e majtë të portës së zviceranëve.
Nuk vonoi shumë reagimi i Zvicrës dhe ata fillimisht ngushtuan diferencën në minutën e 89-të përmes Akanjit i cili shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Shaqirit duke mposhtur portierin kundërshtar. (2-3)
Në aksionin vijues të “Helvetikëve” u shënua edhe goli i barazimit, ku autor i tij ishte Zeki Amdouni i cili u gjend në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për ta çuar topin në rrjetë. (3-3)
Deri në fishkëllimën e fundit nuk pati më kohë për ndonjë aksion të mirë dhe ndeshja përfundoi me barazim.
Pas kësaj ndeshje Zvicra vazhdon si lider në Grupin I me 15 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Izraeli në vendin e dytë që ka 13 sosh./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...