Zvicra ka barazuar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Costa Ricas.
Mirëpo, skuadra nën udhëheqjen e Vladimir Petkovic ka siguruar kualifikimin tutje në fazën tjetër të Kampionatit Botëror “Rusia 218” pavarësisht rezultat 2 me 2 kundër Costa Ricas, shkruan portali arbresh.info.
Blerim Xhemaili, i cili zhbllokoi rezultatin duke shënuar golin e epërsisë në minutën e 31′, është njëri nga lojtarët me notën më të lartë te skuadra e Zvicrës. Mesfushori është vlerësuar me notën 7.9, ashtu si bashkëlojtari i tij Embolo që kontribuoi me një asistim.Granit Xhaka është vlerësuar me notën 7.3, Xherdan Shaqiri me notën 6.2, ndërsa futbollisti tjetër shqiptar Valon Behrami – lojtari me notën më të dobët të ndeshjes, është vlerësuar me notën 6.0.
Sulmuesi i Costa Ricas, Joel Campbell është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi (8.5)./arbresh.info/
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...
Lushaku-Sadriu nënshkruan zotimet e KOMF: Do të jem zëri i m...
Murati: Ekzekutimi i pagesave me rritje për pensionistët fil...