Ndeshja e sontme ndërmjet Zvicrës me Kosovën do të shkojë përtej sportit.
Kjo miqësore në fakt do të jetë pjesë e mbështetjes së popullit ukrainas, i cili po vuan nga sulmi ushtarak rus.
Projekti “Together” (së bashku) punon për t’i integruar refugjatët në klubet zvicerane, shkruan mediumi zviceran “Blick”, përcjell “Gazeta Express”.
Gjithashtu, e ka për qëllim të sigurohen materiale të stërvitjeve dhe topa, e gjithashtu të ndihmohen njerëzit që janë larguar nga Ukraina shkaku i luftës.,
Përmes kësaj kampanje, zviceranët duan t’ua ofrojnë refugjatëve ukrainas mundësinë që të integrohen dhe të pranohen sa më shpejt dhe sa më lehtë nga klubet zvicerane, të luajnë futboll por edhe të bëjnë kontakte sociale.
Edhe sot, krahas lojtarëve, që do të jenë në mbështetje të popullit ukrainas, edhe tifozët zviceranë dhe ata shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadium do ta kenë mundësinë të kontribuojnë financiarisht përmes donacionit “Swiss Solidarity”.
Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës do të luhet sot në Zurich duke filluar nga ora 18:00. /Gazeta Express/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez