Zvicra luan kundër Anglisë në Ligë të Kombeve për vendin e tretë pasi të dy skuadrat u eliminuan nga mundësia për të fituar këtë turne.
“Tre Luanët” humbën 3 me 1 ndaj Holandës pasi një gol me kokë vonë nga Matthijs de Ligt mohoi golin e hershëm nga Marcus Rashford, transmeton portali arbresh.info. Ndeshja shkoi në vazhdime dhe Kyle Walker shënoi autogol para se Quincy Promes të realizonte golin që i siguroi atyre kualifikimin në finale.
Zvicra nga ana tjetër humbi 3 me 1 ndaj Portugalisë pas super peformancës nga Cristiano Ronaldo që shënoi hat-trick ndaj skuadrës së Vladimir Petkovic.
Më poshtë keni detaje nga takimi Zvicër – Angli:
Kur luhet?
Ndeshja për pozitën e tretë në UEFA Ligë të Kombeve zhvillohet të dielën më 9 qershor.
Kur fillon?
Ndeshja për pozitën e tretë në Ligë të Kombeve mes Zvicrës dhe Anglisë fillon në ora 15:00.
Si mund të shikoni ndeshjen?
Të gjithë shikuesit nga Kosova dhe Shqipëria mund ta shikojnë ndeshjen në televizionin publik të Kosovës (RTK).
Ku luhet ndeshje?
Ndeshja luhet Guimaraes të Portugalisë te stadiumi D. Afonso Henriques.
Arsyeja pse luhet në Portugali është për shkak të interesimit të tyre të shprehur.
Skuadra në dispozicion e Zvicrës
Portier: Yann Sommer (Borussia Monchengladbach), Yvon Mvogo (RB Leipzig), Jonas Omlin (Basel)
Mbrojtës: Manuel Akanji (Borussia Dortmund), Loris Benito (Young Boys), Nico Elvedi (Borussia Monchengladbach), Michael Lang (Borussia Monchengladbach), Kevin Mbabu (Young Boys), Jacques-Francois Moubandje (Toulouse), Ricardo Rodriguez (Milan), Fabian Schar (Newcastle)
Mesfushor: Edimilson Fernandes (Mainz), Remo Freuler (Atalanta), Xherdan Shaqiri (Liverpool), Djibril Sow (Young Boys), Renato Steffen (Wolfsburg), Granit Xhaka (Arsenal), Denis Zakaria (Borussia Monchengladbach), Steven Zuber (Stuttgart), Noah Okafor (Basel)
Sulmues: Josip Drmic (Borussia Monchengladbach), Haris Seferovic (Benfica), Albian Ajeti (Basel)
Skuadra në dispozicion e Anglisë
Portier: Jack Butland (Stoke City), Tom Heaton (Burnley), Jordan Pickford (Everton)
Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Ben Chilwell (Leicester City), Joe Gomez (Liverpool), Michael Keane (Everton), Harry Maguire (Leicester City), Danny Rose (Tottenham), John Stones (Man City), Kyle Walker (Man City)
Mesfushor: Dele Alli (Tottenham), Ross Barkley (Chelsea), Fabian Delph (Man City), Eric Dier (Tottenham), Jordan Henderson (Liverpool), Declan Rice (West Ham)
Sulmues: Harry Kane (Tottenham), Jesse Lingard (Manchester United), Marcus Rashford (Manchester United), Jadon Sancho (Borussia Dortmund), Raheem Sterling (Man City), Callum Wilson (Bournemouth)
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...