Google ADS

Zverev nuk përmbahet pas humbjes, e godet disa herë karrigen e gjyqtarit

12:22 | 23 Shkurt 2022
A. B.

Alexander Zverev nuk ishte në gjendje të mbante nën kontroll zhgënjimin e tij gjatë një ndeshjeje dyshe në Mexican Open në Acapulco, pasi përfundoi duke u përjashtuar nga turneu pasi goditi vazhdimisht karrigen e arbitrit pas humbjes së tij ndaj Lloyd Glasspool dhe Harri Heliovaara.

Në taj-breikin e fundit, tenisti 24-vjeçar gjerman humbi durimin me vendimin e gjyqtarit të linjës me të cilin nuk ishte dakord, pasi ata deklaruan se topi ishte brenda, ndërsa Zverev mendonte se ishte jashtë.

“Shiko ku u hodh topi, 8-6 në tajbrejk. Ti je një idiot”, deklaroi Zverev.

Zverev shkoi në stol me shokun e tij në fund të ndeshjes, por pikërisht në atë moment humbi kokën.

Më pas ai goditi në mënyrë të përsëritur bazën e karriges së arbitrit me raketën e tij, dhe arbitrit madje iu desh të lëvizte këmbën nga rruga për të shmangur goditjen.

Fatmirësisht, incidenti nuk u përshkallëzua më tej, por organizatorët nuk hezituan të dënojnë veprimet e Zverevit dhe ta përjashtojnë atë nga turneu.

“Për shkak të sjelljes josportive në përfundim të ndeshjes së tij në dyshe të martën mbrëma, Alexander Zverev është tërhequr nga turneu në Acapulco”, thuhet në postimin e Mexican Open .

Zverev aktualisht është në vendin e tretë në botë në tenis.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme