Alexander Zverev është perandori i ri Romës. Tensiti gjerman mposhti 2-0 me sete 6-4, 6-3, Novak Djokovic në mastersin e kryeqytetit italin, duke fituar për herë të parë një turne 1000 pikësh.
Ndeshje perfekte për talentin 20-vjecar, që iu imponua numrit 2 në botë në vetëm 1 orë e 23 minuta lojë. Zverev e befasoi Nolen që në gejmin e parë të finales, duke e thyer në shërbim. Kaq mjaftoi që ta fitonte 6-4 setin, në vetëm 36 minuta lojë.
Djokovic tenton të kthejë ndeshjen në favorin e tij në setin e dytë, por Zverer është i pathyeshëm në shërbimet e tij, madje lojën e tretë e fitoi më break. Asgjë nuk mund ta ndalte tenistin gjerman që e theu në shërbim Djokovicin edhe në gejmin e 9-të, duke e mbyllur setin e dytë 6-3.
Pas këtij suksesi Zverev ngjitet në 10-shen më të mirë të renditjes botërore, ndërsa për Djokovic ishte finalja e katërt e humbur në turneun e Romës, pas disfatave me Nadal në vitet 2009 dhe 2012 dhe me Murray edicionin e kaluar.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...