Manchester United është duke menduar të rrëmbej transferimin e Xherdan Shaqirit.
“Djajtë e Kuq” mund t’i shkatërrojnë planet e Liverpoolit për të nënshkruar me yllin kosovar të Stoke Cityt derisa “Redsat” vazhdojnë të zvarritin marrëveshjen, transmeton portali arbresh.info.
Shaqiri është duke u kërkuar pas dëbimit të Stoke Cityt në Championship dhe Jurgen Klopp është i njohur si një tifoz i tij.
‘Liverpool Echo’ thotë se presidenti në Anfield ende nuk ka reaguar për të shtruar ndonjë ofertë për reprezentuesin e Zvicrës. Kjo mund të lë derën hapur për United në mënyrë që të rrëmbej transferimin e tij derisa Jose Mourinho thuhet se është një admirues i madh i tij.
Shaqiri raportohet të ketë një klauzolë modeste prej vetëm 12 milionë euro të shkruar në kontratën e tij te Stoke City./arbresh.info/
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...