Hekuran Kryeziu do të largohet nga Luzerni në fund të këtij edicioni.
Mesfushori nga Kosova është njëri nga futbollistët më të mirë aktualisht që ka kampionati zviceran.
Gjilanasi do të largohet nga Luzerni në fund të këtij edicioni pasi i skadon kontrata me klubin bardh e kaltër.
Edhe pse Luzerni i ka ofruar kontratë të re, ende nuk ka asgjë të re nëse do të nënshkruhet një marrëveshje tjetër mes palëve ose jo.
Për Kryeziun tani po interesohet skuadra e madhe zvicerane Zurich.Finalistët e Kupës së Zvicrës kanë shprehur interesim për ta blinduar mesfushën e tyre me transferimin e Kryeziut.
Sipas medieve zvicerane, Zurich e ka prioritet transferimin e Hekuranit gjatë afatit kalimtar veror.
Por vështirë të ndodhë një gjë e tillë pasi për lojtarin ka pasur interesime edhe nga kampionati gjerman dhe ai italian.
25-vjeçari ka luajtur në 28 takime këtë edicion në Superligën e Zvicrës ku ka asistuar në tre gola.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...