Edon Zhegorova është duke bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes së shumëpritur kundër Anglisë mbrëmjes së sotme (e martë).
Kosova do të përballet me “Tre Luanët” në stadiumin St. Mary’s në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Yjet tanë janë para një testi tepër të vështirë dhe sulmuesi i talentuar kosovar nuk ka harrur për t’i bërë disa lutje Zotit para kësaj ndeshje tepër të rëndësishme për “Dardanët”.
“Zot na beko dhe na mbroj neve”, shkruan sulmuesi i FC Basel te një foto me skuadrën kombëtare të postuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram .
Zhegrova ishte startues në ndeshjen e javës së kaluar kundër Republikës Çeke të fituar me rezultat 2 me 1.
Por, 20-vjeçari nuk pritet të filloj nga minuta e parë ndeshjen kundër skuadrës së Anglisë për shkak se Muslija besohet të jetë titullar si pasojë e performancës së shkëlqyer brenda minutave që kishte ndeshjen e kaluar./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...