Legjenda dhe ndihmës trajneri i Chelsea, Gianfranco Zola ka dhënë një këshillë për talentin premtues të Chelsea, Callum Hudson Odoi.
Odoi i janë dhënë shumë arsye që ai të ndihet i kërkuar në skuadrën e Chelsea, insiston ndihmës trajneri i ‘bluve’.
Tutje, Zola i ka bërë thirrje të riut që të luftojë për pozitën e startuesit dhe të bëjë më shumë për të fituar minutat, shkruan ‘Goal’.
18 vjeçari është paraqitur 13 herë në të gjitha kompeticionet këtë edicion me Chelsea, por nuk ka startuar në asnjërën prej katër paraqitjeve në Premierligë.
Mungesa e minutazhës e shtyu atë që të kërkonte transferimin tek Bayern Munich, por ‘blutë’ nuk ishin të gatshëm ta lëshojnë.
Gjithsesi, Zola insiston se Chelsea është vendi i duhur për lojtarin dhe i ka dhënë kurajo atij që të luftojë për një vend në skuadër.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe