Legjenda e Italisë, Dino Zoff, beson se Juventusi është skuadër më e fortë se Real Madridi.
Ai tani është kthyer për të folur për sezonin e ri, duke thënë se Juve ka më shumë cilësi se Reali, pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos në Torino.
“Nuk mendoj se Juventusi është më pak cilësor se Real Madridi. Në fakt, është e kundërta. Besoj se Juventusi është më i fortë se spanjollët në letër”, tha Zoff.
“Megjithatë, kjo s’do të thotë se ata do ta fitojnë Ligën e Kampionëve, sepse nevojitet më shumë se aq”, theksoi ai.
Zoff, i cili ishte numri një i portës së Italisë kur kjo e fundit e fitoi Kupën e Botës në vitin 1982, e udhëhoqi Kombëtaren e tij edhe si trajner drejt finales së Kampionatit Evropian “Euro 2000”
Policia shqiptoi mbi 2200 gjoba brenda 24 orëve në Kosovë
26-vjetori i rënies, Osmani kujton Xhevë dhe Fehmi Lladrovci...
Hasani ne New York: Përsërita angazhimin e Shqipërisë për fu...
Vrasja në Mitrovicë/ Policia kontrollon banesën e të dyshuar...
“Kërkesa e Vuçiqit për kthim të veriut në “gjendjen e mëpar...
Lamine Yamal aktualisht më shumë paguhet nga Adidas se nga B...