UEFA ka nisur zyrtarisht një hetim disiplinor ndaj Zlatan Ibrahimovicit me dyshimin se ka pasur interes financiar në një kompani bastesh.
Në bazë të një komunikate të lëshuar pasditen e të hënës, sulmuesi i Milanit mund të përballet me pasoja serioze.
“Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s është emëruar sot për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me një shkelje të mundshme të Rregullave Disiplinore të UEFA-s nga z. Zlatan Ibrahimovic për një interes të pretenduar financiar në një kompani bastesh”.
“Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Gazeta suedeze, Aftonbladet, ka raportuar se një kompani, në të cilën Ibrahimovic është aksionar, ka investuar në një kompani bastesh. Pra, Ibra është akoma bashkëpronar i një kompanie bastesh me bazë në Malta që quhet “Bethard”. /Telegrafi/
Veliaj thirrje studentëve: Rezervoni online dhomën e konvikt...
Mbi 3.000 të vrarë në Liban gjatë 1 viti lufte mes Izraelit ...
Bislimi: Shkalla e papunësisë ka rënë nga 23.8% në 10.8%
E kapën me forcë Sarën për ta hedhur në pishinë – Del klipi ...
“Ndryshimi po vjen”, Abdixhiku ia rikujton Kurti...
Jonida Vokshi: Çdo dalje time nga sonte ia dedikoj engjëllit...