Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar se do të ishte i hapur ndaj një rikthimi në Serie A dhe në formë aspak befasuese beson se ende mund të jetë në top nivel.
Legjenda suedeze së fundmi ka mbushur 38 vjeç, por kjo nuk e ka ndalur atë për shkak se brenda 58 paraqitjeve te LA Galaxy qysh pas transferimit në MLS në vitin 2018 ka shënuar 52 gola, transmeton portali arbresh.info.
Para kësaj, ai ka shijuar një karrierë të shkëlqyer në Evropë te klubet si Barcelona, Juventusi, Interi, Manchester United dhe AC Milani.
Por, tani ai thotë se është ende i hapur për rikthim në Itali në rast se i shfaqet një mundësi e tillë.
“Jam 100 për qind në gjendje për të luajtur në Serie A, e ndjejë këtë si një lojë dhe mund të bëjë ende dallimin. Në Itali dhe në çdo vend tjetër”
“Nëse mund të vijë në Itali, nuk shoh ndonjë problem, do të bëjë më mirë se ata që janë aty tashmë. Do të shohim, janë shumë gjëra për të cilat duhet të mendojmë, si fizikisht ashtu edhe mundësia”, citohet të ketë thënë Ibra për Goal Italy./arbresh.info/
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë