Zlatan Ibrahimovic zbulon pse refuzoi transferimin te Man City

11:11 | 20 Mars 2019
Arbresh Info

Sulmuesi suedez, i cili ka shënuar 29 gola brenda 53 paraqitjeve gjatë 21 muajve të tij në Manchester United, ka zbuluar se ka pasur shans t’i bashkohet rivalit të klubit të tij të vjetër në fillim të kësaj dekade.

Zlatan Ibrahimovic ishte i pakënaqur në Barcelonë pas problemeve me trajnerin Pep Guardiola dhe Manchester City dëshironte të nënshkruante me të si një sulmues partner i Carlos Tevezit, transmeton portali arbresh.info.

Por, 37-vjeçari, i cili aktualisht luan te LA Galaxy në MLS, zgjodhi t’i bashkohet Milanit në formë huazimi sepse e ndjeu se kalimi te City ishte i rrezikshëm.

“Kisha shansin për të shkuar te Manchester City kur isha te Barcelona, por pas atij momenti në Barcelonë, unë kisha nevojë për të gjetur lumturinë”, ka thënë ai.

“Para rikthimit në Itali, unë isha i lumtur atje dhe e dija se do të isha i lumtur nëse rikthehem. Unë nuk e dija nëse do të isha i lumtur nëse shkoj te City sepse është një sfidë ndryshe”

“Do të ishte një klub i ri, ashtu siç ishte edhe Milani. Por, unë e njihja qytetin sepse isha tri vite në Inter, e njihja vendin, prandaj zgjodha më tepër të ndihem i sigurt”

Ibrahimovic finalizoi kalimin te Milani në formë të përhershme në vitin 2011 dhe shkoi më pas te PSG duke shpenzuar katër vite para kalimit te Manchester United në vitin 2016./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme